LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Presim që autostrada Besi-Merdare të nis në pranverën e vitit të ardhshëm

Abrashi: Presim që autostrada Besi-Merdare të nis në pranverën e vitit të ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi  ka thënë se projektet infrastrukturore që janë prezantuar në ShBA më 4 shtator janë ndër projektet më strategjike që kanë marrë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë dhe po mbështeten nga Brukseli.

Ministri Abrashi për projektet e Shtëpisë së Bardhë, tha se ka lëvizje pozitive dhe hapa konkret për realizim.

“Jemi para një marrëveshje financiare dhe presim që autostrada Besi-Merdare të nis në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Abrashi gjatë një konference për media.


Abrashi tha se Kosova është në vëmendjen e ShBA-së dhe Brukselit edhe për investime në infrastrukturë.

“Projekti për autostradën Trudë- Merdare ka një kosto 250 milionë euro, hekurudha nga Prishtina në Merdare po ashtu është një projekt tjetër. Ndërsa, është një projekt shumë i madh që ka të bëjë me hekurudhën nga Prishtina në detin Adriatik. Projekte këto që do të jenë nyje e integrimit për lëvizje të lirë qytetarëve dhe mallrave. Gjatë javës ardhshme, të dielën ose të hënën zyrtarë të DFC do të jenë në Prishtinë për këto projekte”, tha Abrashi.

Ndërsa, për projekte të tjera infrastrukturore që janë zvarritë në vazhdimësi, ministri Abrashi tha se për rrugën Podujevë – Prishtinë është kërkuar që të ndërtohet me intensitet më të lartë, pasi si projekt kjo rrugë ka mbetur mbrapa për zgjerim dhe ndërtim.

“Rruga e Podujevës është bërë e rrezikshme për aksidente, prandaj ky projekt do të mbetet në prioritet për vitin e ardhshëm për ndarjen e buxhetit për kontraktimin e lloteve të reja për zgjerim”, tha ai.

Po ashtu, ai përmendi edhe rrugën Drenas-Skenderaj që ende nuk ka përfunduar.

Ministri Abrashi në këtë konferencë për media ka përmendur edhe projekte të tjera që janë në prioritet për ndërtim dhe realizim.

Ndërsa, Abrashi pret që për vitin e ardhshëm të shkurtohet buxheti për këtë Ministri për shkak të pandemisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori