Masat e reja kufizuese u njoftuan të mërkurën nga presidenti Emmanuel Macron për të luftuar nivelin e infektimit në rritje me coronavirus në të gjithë Francën.
Kështu, banorët e Parisit, periferisë së tij dhe tetë qyteteve të tjera duke përfshirë Marsejën dhe Lionin nuk do të jenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre pa arsye “të vlefshme” midis 21:00 dhe 06:00 nga e shtuna për të paktën katër javë.
Z. Macron tha se ai synonte të ulte rritjen e përditshme të rasteve në 3,000.
Ndërkohë kryeministri Jean Castex tha se policia do të vendoset për të zbatuar shtetrrethimin, por njerëzit do të lejohen përsëri të largohen për punë ose të vizitojnë spitalet ose farmacitë.
Veç këtyre, të enjten, policia franceze bastisi shtëpitë e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe shëndetësisë si pjesë e një hetimi në trajtimin e tyre të pandemisë.
Qeveria atje është përballur me kritika për mungesën e pajisjeve dhe kohën e ngadaltë të përgjigjes.
Sa e rëndë është situata në Evropë?
Sipas një shkrimi të publikuar nga BBC, përcjell Telegrafi, vdekjet nga COVID-19 janë aktualisht pesë herë më të ulëta se ato në mars dhe prill, kur vala e parë goditi kontinentin, tha drejtori Evropian i OBSH-së, Dr Hans Kluge, në një konferencë shtypi të enjten.
Një arsye për rritjen e rasteve javët e fundit janë më shumë të rinj që testohen pozitivisht për virusin, tha ai, duke shtuar se shkalla më e ulët e vdekshmërisë ishte sepse të rinjtë kanë më pak të ngjarë të vdesin nga COVID-19 sesa njerëzit e moshuar.
Por parashikimet e rrjedhës së sëmundjes në Evropë nuk ishin “optimiste”, shpjegoi ai.
Nëse qeveritë evropiane zbutin kufizimet e tyre, rrjedha e virusit tregon se deri në janar 2021 shkalla e vdekshmërisë ditore do të jetë katër deri në pesë herë më e lartë se sa ishte gjatë prillit, tha Dr Kluge.
Por nëse 95% e njerëzve mbajnë maska dhe zbatohen masa të tjera distancuese sociale, Evropa mund të shmangë rreth 281,000 vdekje deri në shkurt, shtoi ai.
Ai tha se qeveritë duhet të marrin në konsideratë shëndetin mendor dhe dhunën në familje kur vendosin kufizime dhe të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur për t’i mbajtur shkollat e hapura.
Ndërkohë, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të rritin përgatitjet e tyre, duke këshilluar qeveritë të koordinojnë gjurmimin e kontakteve dhe vendosjen përfundimtare të vaksinave.
Të enjten, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, la një samit të BE-së për të shkuar në vet-izolim pasi një anëtare e zyrës së saj doli pozitive.
Ajo tha se ajo vetë ishte testuar negative, por megjithatë do të izolohej “si një masë paraprake”.
Ndryshe, përhapja e virusit është përshpejtuar në të gjithë Evropën javët e fundit pasi infeksionet filluan të rriteshin në gusht dhe shtator.
Në Republikën Çeke për shembull, e cila aktualisht ka shkallën më të lartë të infektimit në Evropë, rastet janë dyfishuar në tetor për të arritur në një total prej 139,290.
Cilat janë kufizimet e fundit që po vendosen?
- Të enjten, Polonia caktoi “zonat e kuqe” ku do të mbyllen shkollat dhe palestrat, përfshirë në kryeqytetin Varshavë.
- Shkollat në rajonin jugor të Campania të Italisë, duke përfshirë qytetin e Napolit, do të mbyllen për dy javë, pasi vendi regjistroi rritjen e tij më të lartë ditore të rasteve që nga fillimi i testimit masiv.
- Në Republikën Çeke, shkollat dhe baret janë mbyllur, por infeksionet janë ende në rritje. Qeveria tha se po ndërtonte spitalin e saj të parë në terren për pacientët me coronavirus dhe u ka bërë thirrje mjekëve që punojnë jashtë vendit të kthehen në shtëpi.
- Në Gjermani baret dhe restorantet në zona me rrezik më të lartë duhet të mbyllen herët. Vendi regjistroi 6.638 raste të reja të enjten – shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
- Në Portugali, qeveria tha që tubimet do të ishin të kufizuara në pesë persona që nga e enjtja. Në dasma dhe pagëzime mund të marrin pjesë deri në 50 persona, por ahengjet universitare do të ndalohen.
- Katalonia gjithashtu tha që restorantet në rajonin spanjoll do të lejohen vetëm të shërbejnë në formën “merr me vete”.
- Palestrat dhe vendet kulturore do të lejohen të veprojnë me kapacitet 50%, ndërsa dyqanet dhe qendrat e mëdha tregtare duhet të kufizohen në kapacitetin 30%.
- Në Holandë, të gjitha baret, restorantet dhe kafenetë u mbyllën në 14 tetor, përveç për “merr me vete”; familjet mund të kenë maksimumi tre mysafirë në ditë.
- Lëvizja është e kufizuar në kryeqytetin rus Moskë dhe nga e hëna shkollat e mesme (për fëmijët e moshës 13-18 vjeç) do të mbyllen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A