LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë me aksion, arreston persona të dyshuar për trafikim të emigrantëve

Policia e Maqedonisë me aksion, arreston persona të dyshuar për trafikim të emigrantëve

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka realizuar aksion, në të cilin ka arrestuar disa persona, të dyshuar për trafikim të emigrantëve.

Siç njoftoi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, aksioni është realizuar në 10 dhjetë lokacione në territorin e Shkupit, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë nga ku janë arrestuar 10 persona, ndërsa një pjesëtarë i grupit tash e një muaj është në paraburgim për kryerjen veprës së njëjtë.


Angellovski theksoi se është kapur grupi i cili ka kontrabanduar migrantë nga Greqia nëpërmjet Maqedonisë së Veriut deri në Serbi dhe pastaj për në vendet e Bashkimit Evropian.

“Hetimi është hapur në dhjetor të vitit 2019 ndërsa gjatë këtyre muajve që ka zgjatur hetimi janë kontrabanduar mbi 100 migrant”, deklaroi Angellovski.

Ai shtoi se transferimi i një migranti ka kushtuar prej 500 deri në 700 euro, ndërsa organizatorët e grupit kriminal janë 2 persona nga Bogdanci, baba e birë si dhe një person nga fshati Llojan dhe një nga Shkupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori