Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.
Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë.
“Sa herë dilni nga shtëpia. Çdo individ mbi moshën 11-vjeç; Gjatë të gjithë ditës, gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit. Edhe gjatë ecjes në rrugë. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtar të familjes. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19. Në të gjitha institucionet fetare. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkaktarët e tjerë infektivë respiratorë. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme’’, tha Fico.
Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.
“Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve, por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset. Gjatë procesit të manipulimeve dentare, por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente). Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli. Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distancë fizike jo më pak se 1.5 m. Nga të ftuarit në emisionet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra’’.
Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet e përjashtimit të përdorimit të barrierës mbrojtëse.
“Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes’’, sqaroi Fico.
Ajo ka rikujtuar qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi i kësaj mase do të ketë gjoba me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur. /Atsh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosova bëhet me dhomën e sigurt për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Inflacioni në Shqipëri mbetet i pandryshuar në shkurt, më shtrenjtë ushqimet dhe pijet, ekspertët: Abuzojnë tregtarët

Inspektorati shtetëror bllokon komunën e Tetovës për shkak legalizimeve

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa