LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen kinematë në Shqipëri nga data 16 tetor

Rikthehen kinematë në Shqipëri nga data 16 tetor

Kinematë në Shqipëri do të lejohen të rinisin aktivitetin duke nisur nga data 16 tetor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shfuqizuar vendimin e marrë në urdhrin e datës 29 maj të këtij viti, “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i cili lejon hapjen e kinemave pas mbylljes që prej muajit mars.


Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, aktiviteti i kinemave duhet të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19./atsh/