Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se propozimet e mangëta të qeverisë nuk po ndihmojnë sektorin privat dhe të punësuarit e këtij sektori.
Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së tij nëpër bizneset e Prizrenit të cilat janë prekur nga pandemia COVID-19.
Gjatë kësaj vizite, Veseli ka theksuar edhe njëherë se propozimet e mangëta të qeverisë nuk po ndihmojnë sektorin privat dhe të punësuarit e këtij sektori.
Veseli ka thënë se është për keqardhje që bizneset të cilat po vuajnë nga kriza e shkaktuar prej pandemisë, nuk po kanë ndihmë konkrete dhe subvencione të ndryshme dhe fonde direkte.
“PDK-ja është mbështetëse e bizneseve. Qeveria duhet të reflektoj sa më parë dhe të marrë parasysh edhe propozimet tona. Duhet sa më shpejtë të kemi një ndihmë të drejtpërdrejt të bizneseve. Buxheti i Republikës së Kosovës duhet të shpërndahet sa më parë si ndihmë për sektorin privat. Duhet të ketë lehtësira fiskale dhe subvencione të shumta”, ka thënë Veseli.
Më tutje, ai ka shtuar se 286 mijë punëtorët e sektorit privat janë fuqia kryesore punëtore në Kosovë dhe shtetit është duke dështuar që t’u dalë në ndihmë kur ata kanë më së shumti nevojë.
Pronari i kompaninë “Burak Automotive”, Ediz Cabrati ka falënderuar Veselin për vizitën e tij në Prizren.
“Është një vizitë mëse e mirëseardhur në këtë periudhë të vështirë për bizneset. E falënderojmë shumë për mbështetjen kryetarin Veseli dhe shpresojmë që sa më parë të kalojmë këtë situatë.”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City