LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Përqendrohuni në përgatitjen për luftë

Presidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Përqendrohuni në përgatitjen për luftë

Presidenti kinez, Xi Jinping vizitoi një bazë ushtarake në provincën jugore të Guangdong dhe u bëri thirrje trupave për të investuar “tërë energjinë e tyre në përgatitje për luftë”.

CNN, duke iu referuar pretendimeve të agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, shprehet se presidenti kinez u tha ushtarëve “të jenë në gatishmëri të lartë” dhe u bëri thirrje atyre që të jenë “absolutisht besnikë, të pastër dhe të besueshëm”.


Vizita ushtarake vijoi ndërsa tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat, siç shkruan CNN, mbeten në pikën më të lartë në dekadat e fundit dhe mosmarrëveshjet mbi Tajvanin dhe pandeminë e coronavirusit krijojnë ndarje të mprehta midis Uashingtonit dhe Pekinit, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më parë se synon t’ia shesë tre kontigjente armësh Tajvanit, por tani për tani pritet miratimi i Kongresit Amerikan.

Në një përgjigje nga Pekini, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian i bëri thirrje Uashingtonit që “menjëherë të anulojë të gjitha planet për t’i shitur armë Tajvanit” dhe të ndërpresë të gjitha “lidhjet ushtarake me këtë vend”.

Ndryshe, Tajvani nuk është kontrolluar kurrë nga Partia Komuniste në pushtet e Kinës, autoritetet e Pekinit këmbëngulin se ishulli demokratik, vetëqeverisës është pjesë integrale e territorit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori