Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dje kanë pranuar koordinimin e kushteve të udhëtimit gjatë pandemisë së coronavirusit.
Pajtimi është arritur gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, transmeton Telegrafi.
Kjo nënkupton përpilimin e hartës pandemike të shteteve, bazuar në masat mbrojtëse gjatë udhëtimeve siç është testimi dhe karantinimi.
Unanimisht janë pajtuar se duhet siguruar liria e lëvizjes, transparenca për qytetarët dhe kompanitë dhe të shmanget pritja nëpër radhë të gjata.
E Komisioni Evropian ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke theksuar se qytetarët janë ballafaquar me rregulla të ndryshme dhe informacione të paqarta sa i përket kësaj çështje.
Kjo qasje e re e BE-së nënkupton kritere të përbashkëta për vlerësimin e rrezikut nga infektimi me coronavirus, për çdo shtet dhe rajon.
Pjesëmarrësit e takimit janë pajtuar që rrezikshmëria të vlerësohet bazuar në numrin e personave të testuar në 100 mijë banorë vetëm shtatë ditë para vlerësimit, dhe të atyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjithashtu do të merret parasysh edhe numri i rasteve të reja me coronavirus që mund të ndodhin në dy javët e fundit. Shtetet dhe rajonet në hartë do të shënjohen me ngjyrë të gjelbër, portokall të kuqe dhe hiri.
Me të gjelbër do të shënjohen vendet ku numri i rasteve të reja me COVID-19, është më i vogël se 25 në dy javët e fundit. Me ngjyrë portokalli do të shënjohen ato ku numri i rasteve me COVID-19, është më i vogël se 50 në dy javët e fundit. Me të kuqe shënjohen të gjitha ato vendet ku situata është me e rëndë krahasuar me ato me të gjelbër dhe portokalli.
E vendet për të cilat nuk ka informacione të mjaftueshme për vlerësimin e rrezikshmërisë do të shënjohen me ngjyrë hiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite