LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 mund t’ju lë të shurdhër, 45-vjeçari humbi dëgjimin pasi u infektua me coronavirus – cilësohet si rasti i parë në Britani të Madhe

COVID-19 mund t’ju lë të shurdhër, 45-vjeçari humbi dëgjimin pasi u infektua me coronavirus – cilësohet si rasti i parë në Britani të Madhe

Një burrë i moshës 45-vjeçare në mënyrë të befasishme ka humbur dëgjimin për shkak të COVID-19, të paktën kështu pretendojnë mjekët duke e cilësuar si rastin e parë të këtij lloji në Britaninë e Madhe.

Pacienti i paidentifikuar, që vuante nga astma por që ishte “në peshë optimale dhe bën jetë të shëndetshme”, është dashur të shtrihet në repartin e kujdesit intensiv pasi u infektua me coronavirus, transmeton Telegrafi.

E pas një qëndrimi relativisht të gjatë në spital, ai është ankuar se ka humbur dëgjimin në veshin e majtë. Më parë nuk kishte pasur ndonjë problem me dëgjim.


Ai në mënyrë të befasishme ka humbur dëgjimin, që shkencëtarët besojnë se mund të jetë shkaktuar nga coronavirusi. E mjekët që e kanë trajtuar, kanë pranuar se atij i është përmirësuar pjesshëm dëgjimi.

Ky rast është shtjelluar edhe në një studim të realizuar e publikuar në British Medical Journal – që po cilësohet si rasti i parë i këtij lloji, një pacient që humb dëgjimin nga COVID-19 në Britani të Madhe. Katër raste tjerë të tilla janë raportuar në vende të ndryshme të botës.

Ekspertët nga Universitetit i Londrës dhe spitali i sëmundjeve të fytit, hundës dhe veshit (ORL), kanë tërhequr vërejtjen se humbja e menjëherë e dëgjimi “mund t’i ketë ndodhur sa ishte i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv”.

Hulumtuesit e universitetit të Mançesterit më parë kanë bërë të ditur se një nga tetë pacientët me COVID-19, kanë pësuar ndryshime në dëgjim gjatë betejës me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Kalo në kategori