LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla publikon dokumente të reja për krimet e serbëve në Kosovë

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla publikon dokumente të reja për krimet e serbëve në Kosovë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që Serbia ka kryer në Kosovë.

Kësaj radhe, ai ka pyetur presidentin Vuçiq, nëse masakrat për të cilat është përgjegjës Lubomir Dikoviq, janë meritë e gradimit të tij.

Postimi i plotë:


Z. Vuçiq, a janë masakrat që kreu në Kosovë, meritë që e gradove Gjeneralin Dikoviq?

Lubisha Dikoviq, ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar. Nën komandën e tij ishin mbi 4500 ushtarë, që vepronin kryesisht në Kosovën Qendrore. Janë rreth 450 shqiptarë civilë të vrarë në zonën e përgjegjësisë së tij, shto këtu dhunimet dhe deportimin e popullatës.

Në dokumentet që do paraqes, argumentohet urdhëri i tij për “pastrimin e territorit” ku përpos se u zhvarrosën viktimat shqiptare, kryesisht nga Izbica dhe fshatrat përreth, u urdhërua edhe ekzekutimi i kafshëve.

Shumë prej mbetjeve mortore të viktimave, janë gjetur në fshatin Rudnica në Serbi. Ndërkohë, përpos se asnjë gjykatë nuk është marrë me dosjen Dikoviq. Në kohën e pushtetit të Vuçiqit, ai u shpërblye me detyrën e shefit të shtabit të Ushtrisë Serbe, në vitet 2011-2018. Z. Vuçiq a janë krimet që kreu në Kosovë, meritë e gradimit të tij? /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori