LAJMI I FUNDIT:

Po rritet numri i viktimave në Nagorni-Karabaku

Po rritet numri i viktimave në Nagorni-Karabaku

Armenia dhe Azerbajxhani vazhduan të akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e një armëpushimi humanitar të rënë dakord tre ditë më parë për t’i dhënë fund luftimeve në Nagorni-Karabaku dhe grupet ndërkombëtare po paralajmërojnë një krizë humanitare në rajon.

Një kameraman i reuters dëshmoi bombardimet e qytetit Martuni në Nagorni-Karabaku, një enklavë malore e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, e cila, megjithatë, drejtohet dhe banohet nga armenët.

Shkelja e armëpushimit të bërë përmes Rusisë, me synimin për të lejuar palët në konflikt të shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e të vdekurve, zvogëlon mundësitë për paqe pas shpërthimit të konflikteve vdekjeprurëse më 27 shtator, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Zyrtarët etnikë armenë në Nagorni-Karabaku thanë se 542 ushtarë ishin vrarë, 17 më shumë se e hëna. Azerbajxhani ka njoftuar se 42 civilë azerbajxhanas janë vrarë dhe 206 janë plagosur që nga 27 shtatori.

Luftimet kanë qenë më të ashprat që nga lufta 1991-1994 në Nagorni-Karabaku, e cila la të vdekur rreth 30 mijë njerëz. Jashtë vendit, konflikti po monitorohet nga afër sepse është afër tubacioneve të gazit dhe naftës të Azerbajxhanit për në Evropë dhe ekziston rreziku që të përfshihen si Rusia, ashtu edhe Turqia.

Rusia ka një pakt mbrojtje me Armeninë, ndërsa Turqia është aleate e Azerbajxhanit. Turqia nuk është e përfshirë në ndërmjetësimin, i cili drejtohej nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Ankara ka thënë se mbështet sulmin e Azerbajxhanit për të “rimarrë territoret e saj të okupuara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori