LAJMI I FUNDIT:

Facebook dhuron 1.2 milion euro për mirëmbajtjen e muzeut: Aty u thyen kodet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Facebook dhuron 1.2 milion euro për mirëmbajtjen e muzeut: Aty u thyen kodet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Facebook ka dhënë një donacion prej 1.2 milion eurove për muzeun në Bletchley Park, ku britanikët dekriptuan mesazhet e makinerisë naziste, Enigma, dhe kontribuuan në një fitore të Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, pasi muzeu u detyrua të mbyllte dhjetëra vende pune si rezultat i pandemisë.

Gjatë luftës, rezidenca në Buckinghamshire, ishte shtëpia e qeverisë britanike për thyerjen e kodeve dhe Shkolla Cypher, ku u ndërtua kompjuteri i parë dixhital i programueshëm në botë për të deshifruar komunikimet e nazistëve, raporton CNN.


Facebook tha të hënën se “epoka e kompjuterit lindi” në vend, pasi njoftoi kontributin prej 1.3 milion dollarësh, transmeton Telegrafi.

“Ashtu si shumë nga vendet tona të preferuara, ajo është goditur rëndë nga një rënie e vizitorëve dhe të ardhurave këtë vit, duke e shtyrë atë drejt vendimeve të vështira për të ardhmen e saj”, tha Mike Schroepfer, zyrtari kryesor i teknologjisë i kompanisë.

“Facebook është i nderuar që është në gjendje të sigurojë 1.2 milion euro mbështetje për Bletchley Park”, pohoi ai.

Muzeu që tani operon në vend tha në gusht se pritej të humbte 2.4 milionë euro në vitin 2020 pasi të ardhurat ranë dhe po planifikonte të largonte 35 punëtorë – një e treta e stafit të tij.

Puna e dhjetë mijë personave, kryesisht femrave që shkelnin kodet gjatë luftës shpëtoi jetë të panumërta dhe shkurtoi konfliktin gjersa historianët debatojnë nëse një fitore e Aleatëve mund të ishte arritur pa të.

Alan Turing, matematikan vizionar që punoi në këtë vend, ishte subjekti i filmit të Akademisë fituese të vitit 2014 – “The Imitation Game”.

Aktivitetet në Parkun Bletchley mbetën sekret për disa vjet pas luftës. Në prill, pamjet e rralla të personelit në vend u zbuluan dhe u botuan në internet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori