LAJMI I FUNDIT:

Kufiri i Greqisë mbetet i mbyllur për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Kufiri i Greqisë mbetet i mbyllur për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Kufijtë e Greqisë mbeten të mbyllur deri më 25 tetor për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi autoritetet e të dy vendeve kanë vendosur të vazhdojë ndalesa.

Për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ka ndalesë, në Greqi lejohet hyrja vetëm përmes Bullgarisë, gjegjësisht në kalimin kufitar Promahonas (Kullata) edhe atë vetëm me test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga kalimet tjera kufitare që Greqia i ka të hapur, gjegjësisht Kakavija dhe Kristalopigi me Shqipërinë, Evzoni (Bogorodica) me Maqedoninë, Nimfea me Bullgarinë dhe Kipi me Turqinë, lehohet hyrja vetëm për kategori të caktuara, edhe atë me PCR test negativ.


Ndryshe, theksojmë se që nga dita e djeshme Maqedonia e Veriut e ka hapur kufirin me Kosovën, i cili mund të kalohet pa asnjë kufizim./Telegrafi/