LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 52 aktakuza kundër 67 personave

Për 24 orë, 52 aktakuza kundër 67 personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 52 aktakuza, kundër 67 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 11 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 3 persona të dyshuar dhe ka ngritur 16 aktakuza, kundër 22  personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 6 aktakuza, kundër 8 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar 2 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, janë ngritur 6 aktakuza, kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 2 persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur 10 aktakuza, kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur 1 aktakuzë, kundër 1 personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar 2 persona dhe ka ngritur 6 aktakuza, kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 7 aktakuza, kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/