LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Puna online e deputetëve nuk është kushtetuese

Milloshoski: Puna online e deputetëve nuk është kushtetuese

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, thotë se është kundër-kushtetuese që Kuvendi të mbajë seanca në mënyrë online.

Ai thotë se nga aspekti kushtetues-juridik, Kuvendi nuk mund të punojë dhe vendosë nëpërmjet aplikacioneve online, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga aspekti kushtetues-juridik Kuvendi nuk mund të punojë dhe vendosë nëpërmjet aplikacioneve online, për shkak të një arsye të thjeshtë që ekziston normë e qartë kushtetuese (neni 69), që urdhëron prani në seancat kuvendare, shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve (nëse Kushtetuta ka qenë për sesione online, do të shkruante pjesëmarrje, e jo prani, që konfirmohet edhe me Rregullore)”, shkruan Milloshoski në Facebook.


Ai më tej shton se edhe në aspektin etik nuk do të ishte e barabartë, pasi në të njëjtën kohë ju kërkohet mësuesve, gjykatësve, shitësve, të jenë të pranishëm në vendin e tyre të punës./Telegrafi/