LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së publikon dokumente në lidhje me rastin “Panda”

Deputeti i AAK-së publikon dokumente në lidhje me rastin “Panda”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka publikuar dokumente në lidhje me rastin “Panda” të ndodhur në Pejë, ku thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte thënë se shteti serb ishte fajtor për këtë rast.

Syla thotë se në dokumentet e publikuara tregohet trajtimi që i është bërë këtij rasti, ku kishin vdekur gjashtë të rinj serbë.


“Cila është e vërteta për rastin “Panda ” në Pejë z.Vuçiq? Në këto dokumente që i prezentoj sot, tregohet trajtimi që “drejtësia serbe” i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë. Një prej të dënuarve, sot e atë ditë ka mbetur me pasoja nga torturat (Behar Bajri).  Përderisa kohë të gjatë propagandohej se rasti është planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2015, ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor. Ju mbajtët në burg të pafajshmit, i torturuat dhe mandej i liruat. Na trego cila është e vërteta”, shkruan Syla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori