LAJMI I FUNDIT:

Mirëpritet miratimi në lexim të parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, sytë te mjetet e Trustit

Mirëpritet miratimi në lexim të parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, sytë te mjetet e Trustit
Foto: Arkiv

Miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’ua mundësojë qytetarëve kontribut pagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, përderisa krijon edhe favore për bizneset, thonë njohësit e çështjeve ekonomike. Sipas tyre, Kosova është vonuar me pakon e masave për sanimin e dëmeve nga pandemia.

Njohësit e çështjeve ekonomike, po e cilësojnë veprim të duhur votimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, për shkak të krizës ekonomike qe po kalon Kosova.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, e ka cilësuar si të domosdoshëm votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Sipas tij qytetarët do të përfitojnë nga mjetet e Trustit, ndërkaq bizneset tek qasja e financave.


“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka qenë i domosdoshëm që nga fillimi i pandemisë pasi që si në aspektin shëndetësorë ashtu edhe në aspektin ekonomike nuk kanë mundur të trajtohen për shkak të situatës së jashtëzakonshme…Qytetarët kryesisht e kanë orientimin te mjetet e Trustit, ndërsa bizneset te qasje në financa dhe lehtësirave tatimore që mund t’iu krijohen përmes këtij ligji”, deklaroi Berat Rukiqi.

Ndërsa Profesori i ndërmarrësisë nga RIT Kosova, Fadil Sahiti, thotë se ky nuk është ligj për rimëkëmbje ekonomike, por ligj për mbijetese ekonomike, që do shërbej si infuzion për ndërmarrjet.

“Lajm që do të duhej të pritet mirë, sidomos nga komuniteti i biznesit, ndërmarrësit që po ballafaqohen me shumë probleme të mëdha sot në Kosovë. Edhe pse nuk do ta quaja ligj për rimëkëmbje por ligj për mbijetesë ekonomike pasi që një numër i ndërmarrjeve të mëdha po ballafaqon me problemin e mbijetesës”, deklaroi Fadil Sahiti.

Ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dal kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve. Sipas tyre, tërheqja e këtyre parave, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori