LAJMI I FUNDIT:

Szunyog mirëpret miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Szunyog mirëpret miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Pas tentimit të shtatë, me 64 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë arritur që ta miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Për këtë ka reaguar ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Ai ka thënë se është i kënaqur që është arritur që të votohet në parim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.


“Të kënaqur që Kuvendi i Kosovës më në fund arriti të miratojë projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike në leximin e parë. Shpresoj që deputetët të marrin në konsideratë komentet e bëra nga BE dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë në punën e tyre për përfundimin e këtij legjislacioni të nevojshëm”, ka shkruar Szunyog në twitter.