Vazhdon të mbetet pezull fati i rreth 40.000 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët nuk kanë pajisje elektronike për ta ndjekur mësimin. Po aq supozohet të jetë edhe numri i atyre që nuk kanë kushte nëpër shtëpi apo banesa, për të ndjekur mësimin on-line, sidomos, familjet që kanë nga tre apo katër fëmijë, dhe që për secilin, duhet pasur nga një dhomë veç që të mund të ndjekë ligjëratat në qetësi. Një nga këto raste është edhe Vesa Qamili. Ajo thotë se, në shtëpi janë katër fëmijë, ndërsa kanë vetëm një llap top. Kushte për të blerë llap topa për të katër fëmijët nuk kanë shkaku i krizës nga pandemia. Por kjo nuk është pengesa e vetme që kanë këta fëmijë për ndjekje të mësimit online. Vesa thotë se, dhomën e saj e ndan me motrën, ndërsa të dyja duhet të kyçen në të njëjtën kohë.
“Ne jemi katër fëmijë, në të njëjtën kohë na duhen pajisje por edhe hapësira ku do e mbajmë mësimin, kurse unë e ndaj dhomën me motrën time dhe të dyja jemi në të njëjtin ndërrim në shkollë, dhe e kemi të vështirë të kyçemi në të njëjtën kohë të komunikojmë me profesorët. Kemi një llap top që duhet ta ndajmë të katër fëmijët. Ka krizë ekonomike dhe është problem të blihen katër llap top për secilin fëmijë nga një”, tha Vesa Qamili-nxënëse.
Nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, është kërkuar disa herë nga ministria që t`iu del në ndihmë këtyre nxënësve, por pa përgjigje. Kreu i Unionit të nxënësve thotë se i kanë dhënë ministres madje edhe propozim konkret se si të ndihmohen këta nxënës.
“Ne ia kemi bë të qartë se është një numër i madh i nxënësve që nuk kanë mjete për ta ndjekur mësimin on-line. Të jesh Ministër i arsimit dhe të thuash se ata që nuk kanë pajisje do ndjekin mësimin përmes televizorit është paksa skandaloze. Është mirë që Qeveria dhe institucionet arsimore të krijojnë një fondacion, ku do kyçen edhe bizneset që shesin pajisje elektronike, dhe të kyçen edhe filantropët që të ndihmojnë të blihen llap topa”, tha Blendi Hodai UNSHM.
Por, përkundër kërkesave të UNSHM-së, për ndihmë të këtyre nxënësve, nga ministria e Arsimit, mbeten në qëndrimin se nxënësit që nuk kanë mundësi të blejnë llap topa mësimin duhet ta ndjekin përmes kanalit televiziv të Maqedonisë së Veriut./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?