Kosovare Asllani shkruan historinë me Real Madridin, bëhet shënuesja e parë për ekipin e femrave
Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani ka shënuar golin e parë në histori të ekipit të femrave të Real Madridit.
Klubi i femrave të Real Madridit nga ky sezon ka filluar garat në elitë, pasi është ribashkuar dhe ka blerë të drejtat e klubit Tacon.
Megjithatë, ‘galaktiket’ nuk e kanë nisur edhe mirë sezonin 2020/21 në Primera Division pasi janë mposhtur thellë 0-4 nga Barcelona në ndeshjen e parë.
Në ndeshjen e javës së dytë, ekipi i femrave të Los Blancos nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Valencia.
Golashënuesja e parë në histori të klubit të femrave të Realit dhe e vetmja në këtë ndeshje ishte futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani.
22' | 0-1 | ¡GOOOOOOOOOL de @KosovareAsllani!#RealMadrid | #HalaMadrid pic.twitter.com/K7RnKELQwB
— Real Madrid C.F. (@realmadridfem) October 11, 2020
Asllani ishte e saktë në minutën e 22-të të ndeshjes, duke i dhënë epërsinë 0-1 Real Madridit, por që nuk munden ta mbajnë deri në fund.
Valencia barazoi disa minuta më vonë për 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251