Shkencëtarët në Britani të Madhe kanë filluar testimin e vaksinës BCG e zhvilluar në vitin 1921, për të parë nëse funksionon edhe kundër COVID-19.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vaksina ishte krijuar për ta parandaluar tuberkulozin, por disa prova sugjerojnë që ajo mund të funksionojë edhe kundër infeksioneve të tjera.
Rreth 1,000 persona do të marrin pjesë në testimin i cili do të realizohet në Universitetin e Exeter.
Derisa miliona njerëz në Britani të Madhe janë vaksinuar si fëmijë me BCG, mendohet se të njëjtit do të duhet të vaksinohen përsëri për t’u mbrojtur edhe nga sëmundjet e tjera.
Vaksinat janë krijuar për të trajnuar sistemin imunitar në mënyrë që trupi të reagojë kundër një infeksioni të caktuar.
Ky proces gjithashtu shkakton ndryshime në ‘përhapje të gjerë’ në sistemin imunitar. Kjo duket se rrit përgjigjen ndaj infeksioneve të tjera, kështu edhe shkencëtarët shpresojnë që njerëzit të fitojnë avantazh kundër coronavirusit.
“Kjo mund të ketë rëndësi të madhe në të gjithë botën”, u shpreh John Campbell nga Shkolla Mjekësore në Universitetin Exeter.
“PCG mund të na kursejë kohë disa vjeçare derisa të zhvillohen vaksinat kundër COVID-19 gjithashtu edhe trajtimet kundër sëmundjes”, shtoi Campbell.
Testimi i vaksinës në Britani të Madhe vjen si rezultat i studimit ndërkombëtar Brace, i cili po zhvillohet gjithashtu në Australi, Holandë, Spanjë dhe Brazil; duke rekrutuar 10 mijë njerëz në total. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Vendndodhjet ikonike të Los Angeles të prekura nga zjarret
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025