LAJMI I FUNDIT:

​Vetura godet për vdekje një 5 vjeçar në Prizren

​Vetura godet për vdekje një 5 vjeçar në Prizren
Foto: Ilustrim

Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj.