LAJMI I FUNDIT:

Piloti ka zbuluar frikën e tij më të madhe: Këto janë gjërat më të rrezikshme të cilat mund të ndodhin gjatë një pilotimi të aeroplanit

Piloti ka zbuluar frikën e tij më të madhe: Këto janë gjërat më të rrezikshme të cilat mund të ndodhin gjatë një pilotimi të aeroplanit

Piloti britanik, Patrick Smith, ka publikuar librin e tij “Cockpit Confidential” në të cilin ka zbuluar të mirat e punës së tij, por edhe gjërat më të këqija me të cilat përballet çdo ditë

Piloti shpjegoi se ai nuk ka frikë nga pilotimi, por nga veprimet e njerëzve të tjerë që mund të shkaktojnë diçka që të mos shkojë mirë, shkruan Daily Star, përcjell Telegrafi.


– Pilotët kryesisht kanë frikë nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojnë. Ne kemi më pak frikë të bëjmë një gabim fatal sesa të bëhemi viktimë e gabimit të dikujt tjetër – ka shkruar ai në librin e tij.

Ka shumë aksidente që i shqetësojnë pilotët …

– Në krye të listës sime, unë do të vendosja zjarret që mund të shkaktojnë bateritë e litiumit, shpërthimet me shpejtësi të lartë, sulme zogjsh që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në aeroplan, dështime katastrofike mekanike dhe një goditje në tokë – ka zbuluar Patrick.

Britaniku ka thënë se rënia më e rrezikshme e zjarrit është në bagazhin ose në pjesën e ngarkesës së aeroplanit.

– Rreziku nuk është një zjarr i vogël në kabinën e pasagjerëve që mund të shuhet lehtësisht me një pajisje dore, por një zjarr më i madh dhe i paarritshëm në bagazhin ose në pjesën e ngarkesës së aeroplanit – ka thënë ai.

Sipas pilotit, goditjet e zogjve janë të zakonshme dhe zakonisht rezultojnë në më pak dëme. Por ai tregon se në disa situata ato mund të jenë “të rrezikshme”.

“Këto gjëra janë të pabesueshme dhe të gjitha ndodhin një ose dy herë”, ka përfunduar piloti Patrick Smith. /Telegrafi/