Luljeta Demolli, sociologe si dhe drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore në një intervistë për Telegrafin ka folur për dhunimet seksuale në Kosovë.
Demolli tha se dhunimet seksuale apo sulmet seksuale janë duke ndodhur kryesisht tek vajzat e reja, në vend.
Sipas saj, rastet e dhunimeve seksuale nuk raportohen nga vajzat e reja, siç tha ajo nga frika se përjashtohen nga familjet e tyre.
“Dhunimet seksuale apo sulmet seksuale janë duke ndodhur kryesisht tek vajzat e reja në Kosovë dhe është një numër në rritje. Kemi një problematik në këtë çështje, për shkak të stigmës dhe problemeve të shumta që i kemi ne në Kosovë, me mendësi. Është vështirë e dëshmueshme dhe dhunuesi, realisht ky lloj dhunuesi nuk shkon fare në burg, ndodh që e dhunon një vajzë të re dhe ik, dhe vajza nga frika se e humb shtëpinë, nga frika se përjashtohet. Vajzave ju lihet shumë faj pse ka ndodhur sulmi seksual, dhe vajzat hezitojnë ta raportojnë”, tha ajo.
Demolli theksoi se vajzat po ashtu rastet e dhunimeve nuk i raportojnë menjëherë tek mjeku ligjorë, dhe kjo është arsyeja që dhunuesi nuk identifikohet.
“Vajzat e dhunuara seksualisht nuk shkojnë në mjekësinë ligjore për ta dërguar ADN-në dhe për t’i dërguar dëshmitë. Shkojnë ndoshta por kur është tepër vonë. Ndodh që ai lloj dhunuesi, e përsërit dhunën në disa vajza dhe shëtitet i lirë në qytetet e Kosovës. Këto lloj dhunime, dhunimet seksuale ndodhin ditën, ndodhin në parkingje, në shkolla, në punë, në rrugë…Ndodhin kidnapime, vendosen në hotele të ndryshme dhe janë tepër të vështira, janë një rëndesë por dhe tabu. Nuk flasim lirë për dhunimet seksuale”, tha tutje Demolli.
Ajo u tregoi se dhunimet seksuale ndodhin tek vajzat e reja kryesisht të moshës 13 deri 16 vjeç.
Demolli tutje tha se as njerëzit nuk duan të flasin për këtë çështje.
“Nuk flitet në media, nuk flitet në opinion. Kjo ndodh në Kosovë. Nuk mund të them që është në rritje për shkak se është vështirë e hulumtueshme se nuk e dimë a po raportohet më shumë. Nuk kemi as hulumtime të mira këtë drejtim. Një mesazh që dua ta jap është i mjekësisë ligjore për vajzat e reja që ta dëshmojnë me kohë. Nëse tek ato ndodh dhunimi, le të lajmërohen, mjeku, agjenti duhet ta lajmëroj polici. Gjenden mënyra, ruhet anonimiteti, dhunuesi shkon në burg. Pastaj punohet me pasoja, se pasojat janë tepër të mëdha psiqike. Ndodh që menjëherë të largohet nga shkolla t’i humb besimi vajzës dhe të shkoj poshtë e më poshtë, në kuptimin e zhgënjimit të jetës, mund të ndodh deri tek vetëvrasja. Prandaj një mesazh për vajzat e reja që ta lajmërojnë me kohë, ka mënyra që t’i ruhet anonimiteti dhe shteti i Kosovës i siguron për këtë”.
E pyetur se a duhet një fushatë vetëdijësuese edhe për prindërit që t’i përkrahin vajzat e tyre në rast se ju ndodh një ngjarje e tillë, ajo tha: “Po ka raste që kemi dëgjuar nga mjeku ligjorë, që prindërit janë ata që i fshehin më shumë këto raste. Ka pas raste që prindërit janë brengosur a është vajza e tyre e virgjër, se sa ajo që i ka ndodhur vajzës së tyre. Prindërit janë ata që duhet të kenë mirëkuptim për të mirën e vajzës së tyre. Ka mënyra se si duhet të ndëshkohet dhunuesi. Dëmshpërblimet janë të mundshme në Kosovë, nëse ndodh një vajzë e tillë mund të dëmshpërblehet”.
Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës nga muaji janar deri në muajin gusht të këtij viti janë raportuar 39 raste të dhunimit seksual dhe 38 raste të sulmit seksual, në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Normalizohet transporti publik në Shkup, studentët pasdite në protestë
Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje