Reformat e thella në transmetuesin publik të Maqedonisë së Veriut, lufta kundër dezinformatave, si dhe sanksionimi i të gjithë atyre që ushtrojnë dhunë fizike apo verbale ndaj punonjësve në media, janë këto çështjet e apostrofuara si rekomandime kryesore në raportin e Komisionit Evropian në pjesën që ka të bëjë me punën e mediave.
Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se në raport janë përmbledhur të gjitha pikat nevralgjike që përbëjnë hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut.
“Raporti është shumë real, i noton të gjitha problemet kyçe, me të cilat përballen mediat, duke filluar nga reformat, të cilat janë frenuar, sulmet që u bëhen punonjësve në media si dhe problemi me mjetet nga buxheti i shtetit që u ndahen mediave, deri te sfidat që ka shkaktuar pandemia e COVID-19, që në masë të caktuar kanë ndikuar në transparencën e institucioneve”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në raportin e Komisionit Evropian, theksohet nevoja e mbështetjes së pluralizmit në media, promovimin e informimit profesional dhe të paanshëm, me theks investimin dhe stimulimin e gazetarisë hulumtuese.
Sefer Tahiri, ligjërues në Departamentin e Mediave në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se reformat në lëmin e mediave edhe pse në aspektin deklarativ mbështeten nga të gjitha subjektet politike, në esencë për të realizuar reforma në media realisht mungon vullneti politik.
“Para së gjithash, unë mendoj se reformat në lëmin e mediave janë në pikën fillestare apo në pikën nga e cila nuk është nisur rrugëtimi i reformimit të sistemit mediatik. Kjo për shkak të faktit se ne kemi pasur nisjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Mediave, organit rregullator, si dhe anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit Kombëtar. Dhe, vlerësoj se me faktin se kjo procedurë ka nisur para shumë muajve dhe jo që s`ka përfunduar, por as që është realizuar debati me kandidatët që kanë konkurruar për këto pozicione, të cilat më pas do t’i hapnin rrugën reformimit të këtyre dy institucioneve relevante në sistemin mediatik, flet për atë se çfarë institucione kemi, çfarë brishtësie të institucioneve kemi dhe, në përgjithësi, flet për vullnetin minimal politik për reformimin e mediave”, vlerëson Tahiri.
Duke komentuar kërkesën e Komisionit Evropian për pavarësinë e transmetuesit publik, Tahiri konsideron se kjo paraqet një sinjal serioz për realizimin e reformave të thella në Radio-televizionin e Maqedonisë së Veriut sa më parë që është e mundur.
“Vlerësoj se është koha e fundit që të fillojë procesi i shërbimit radiodifuziv publik, pra transmetuesit publik me atë që ai të shndërrohet në një servis të vërtetë në shërbim të qytetarëve, përkatësisht interesave të tyre dhe të mos jetë shërbim qeveritar apo shërbim shtetëror a shërbim partiak propagandistik si në kohën e ish-sistemit komunist apo të funksionojë me mendësinë e vjetër”, thotë Tahiri.
Sa i përket rritjes së numrit të rasteve që kanë të bëjnë me kërcënimet dhe dhunën ndaj të punësuarve në media, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, Mlladen Çadiokovski, thekson se kjo është si rrjedhojë e mosreagimit të institucioneve përkatëse ndaj rasteve të këtilla, gjë që, siç ka theksuar ai, ka ndikim të drejtpërdrejtë në lirinë e shprehjes, duke reflektuar me censurë apo autocensurë të vetë gazetarëve gjatë informimit.
“Ne, si Shoqatë e Gazetarëve të Maqedonisë, në këtë pjesë do të ndërmarrim veprime serioze, madje kemi paralajmëruar dhe organizimin e një marshi protestues, në qoftë se institucionet nuk u përgjigjen kërkesave tona që të zgjidhet ky problem që ka të bëjë me dhunën fizike dhe atë verbale ndaj të punësuarve në media”, thotë Çadikovski.
Në raportin e Komisionit Evropian, gjithashtu, apostrofohet si problematike dhe qëndrueshmëria financiare e mediave të pavarura, si dhe kushtet për punë të gazetarëve.
Shqetësimi i shoqatave mediatike lidhur me tërheqjen e mjeteve nga buxheti i shtetit përmes reklamave gjithashtu është apostrofuar si vërejtje në raportin e fundit të Komisionit Evropian, për shkak mundësisë që forcat politike të ndikojnë në politikën redaktuese të mediave të caktuara./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë