LAJMI I FUNDIT:

Krijohet njësia e përbashkët policore Shqipëri-SHBA, do të luftojë falsifikimin e vizave

Krijohet njësia e përbashkët policore Shqipëri-SHBA, do të luftojë falsifikimin e vizave

Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e SHBA Karen Rilew dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë nënshkruar një marrëveshje për themelimin e njësie të përbashkët policorë SHBA- Shqipëri e cila do të luftojë mashtrimet me vizat, pasaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e SHBA në Shqipëri e cila ka njoftuar se kjo njësi do të ketë në përbërjen e saj hetues me përvojë në Policinë e Shtetit, do të punojë ngushtë me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, ndërsa rrogat dhe pajisjet e tjera të komunikimit do të vihen në dispozicion nga ambasada e SHBA.


“Sot, Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Karen Rileë dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi për të themeluar zyrtarisht Njësinë e Përbashkët Policore SHBA-Shqipëri, e cila do të luftojë mashtrimet me vizat, pashaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit, si dhe do të hetojë krime në interesin e përbashkët.

Kjo njësi, e përbërë nga hetues me përvojë nga Policia e Shtetit, do të punojë ngushtë me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, dhe do të marrë rroga, pajisje teknike dhe hetimi, automjete, kompjutera, telefonë, dhe pajisje të tjera komunikimi, trajnim dhe mbështetje të tjera nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

Lajme
Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?

Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?

Elfije Boletini
Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave

Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave

Drejtësi
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kalo në kategori