Kohërat me pandemi tregojnë sa i rëndësishëm është shëndeti. Për ta ruajtur atë duhet sigurimi shëndetësor. Këtë e di edhe OKB-ja, prandaj kërkon prej kohësh sigurim shëndetësor për të gjithë, Universal Health Coverage.
Me një rezolutë të nxjerrë më 2012-n, vendet kanë rëndë dakord që një sigurim shëndetësor për të gjithë të arrihet në vitin 2030. Por Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, thotë se “koha nuk pret”.
Duke folur të mërkurën për politikat në fushën e shëndetit, ai tha se “pandemia ka nxjerrë në pah sistemet e papërshtatshme të mbrojtjes së shëndetit, boshllëqet e mëdha të mbrojtjes sociale dhe pabarazitë strukturore brenda vendeve dhe midis tyre”.
Gjysma e popullsisë së botës nuk ka sigurim të plotë për të mbuluar shërbimet për shëndetin. 100 milionë vetë janë varfëruar deri në ekstrem, dhe jetojnë me 1,90 dollarë në ditë, sepse janë të detyruar të paguajnë kosto të larta për shëndetin. 12 për qind e popullsisë së botës harxhon 10 për qind të të ardhurave për të paguar për kujdesin shëndetësor.
“Ne na duhet tani sigurim shëndetësor për të gjithë duke përfshirë edhe sigurimin për shëndetin mental, në mënyrë që të rrisim forcat në luftën kundër pandemisë dhe të përgatitemi për krizat e ardhshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.
Kërkohen investime të mëdha
Ndër rekomandimet e OKB-së është vendosja e kontrollit mbi përhapjen e COVID 19, mbrojtja e shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit, sigurimi i vaksinës, analizave dhe trajtimit për të gjithë si edhe përmirësimi i sistemeve paralajmëruese.
Përgatitja për pandemitë dhe luftimi i tyre janë çështje të shëndetit publik global që kërkojnë investime të mëdha.
Guterres “i kërkon të gjithëve të fillojnë menjëherë të investojnë për sigurimin shëndetësor universal dhe forcimin e sistemit të shëndetësisë”.
Nëse nuk investohet në sistemin e shëndetësisë, kostot dalin më të larta. Pandemia është duke i marrë ekonomisë botërore 374 bilionë dollarë në muaj, ndërkohë që 500 milionë vetë kanë humbur vendin e punës. Shëndeti është një çështje e rëndësishme e axhendës ndërkombëtare dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Sigurimi universal i shëndetit do të thotë që çdo individ dhe komunitet të marrë shërbimin shëndetësor të nevojshëm, pa vuajtur financiarisht. Sigurimi duhet të përfshijë të gjithë spektrin e shërbimit bazë të shëndetit kualitativ, duke filluar me parandalimin, trajtimin, rehabilitimin dhe kujdesin paliativ.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndihmon vendet që të ngrenë sistemet e sigurimit të shëndetit për të gjithë, dhe po monitoron progresin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj