LAJMI I FUNDIT:

Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste

Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçkan për t’i dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.

“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.

Aty thuhet se nota e protestës potencon përpjekjet e përditshme të bëra nga zyrtarët e lartë serbë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe politike, dhe të tjera, me të gjitha vendet fqinje, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për të cilat nuk kanë pajtim, dhe në këtë frymë, presin nga zyrtarët e lartë të Shqipërisë që në të ardhmen të përmbahen nga deklaratat që prishin raportet dypalëshe midis Serbisë dhe Shqipërisë.


Raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë janë përshkallëzuar së fundmi. Veprimi i Ministrisë së Jashtme serbe pason atë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila të martën e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin. /lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori