LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu nga LVV: Kosova e fundit në rajon në rrugëtimin drejt BE-së

Kryeziu nga LVV: Kosova e fundit në rajon në rrugëtimin drejt BE-së

Taulant Kryeziu nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në një konferencë për media ka adresuar kritika të shumta ndaj qeverisë aktuale, pas publikimit të Raportit të BE-së për Kosovën për vitin 2020.

Kryeziu tha se Kosova ka mbetur e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian (BE).

“Kosova fatkeqësisht mbetet vendi i fundit në Ballkanin Perëndimorë, sa i përket rrugëtimit tonë drejt BE-së, derisa Serbia ka hap 18 kapituj dhe ka mbyll dy. Mali i Zi ka hap 33 dhe ka mbyll tri, Shqipëri dhe Maqedoni pritet së shpejti që nga dhjetori të fillojnë takimin e parë që shënon kapitullin e parë ndër qeveritar të fillimit të negociatave dhe Bosnja e cila ka 14 kritere për ta marr statusin e vendit kandidat i bie që dhe ne jemi prapa Bosnjës. Rrugëtimi drejt BE-së, kryefjalë të saj e ka sundimin e ligjit. Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me gjuhën që ka përdor raporti sa i përket Qeverisë Kurti. Qeveria Kurti ka fokusuar programin e saj në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimit ekonomik. Ka anuluar vendimet kontroverse të Qeverisë Haradinaj si dhe si dhe ka shkarkuar bordet e ndërmarrjeve publike si rezultat i parregullsive dhe mungesës së transparencës sipas raporteve të auditorit”, ka thënë ai.


Sipas tij, qeverisja gjatë kohës së Albin Kurtit, dhe vendimet e marra në këtë kohë përmenden pozitivisht në raport.

“Ka një dallim substancial mes kohës që kemi qenë ne në qeverisje dhe qeverisë jo legjitime të Hotit. Kur flet për qeverinë Kurti flet për zhvillim ekonomik, përkushtim në reforma evropiane, për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj. Kur i adresohet Qeverisë Hoti përfundon dhe fillon me dialogun me Serbinë. Duhet kuptuar një gjë, procesi i integrimit evropian nuk është dialogu me Serbinë, sfida kryesore është sundimi i ligjit”, ka thënë ai.

Kryeziu po ashtu ka thënë se Qeveria Hoti, rrinë në këmbë me vetëm një qëllim të një pazari të cilën e ka bërë Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi.

“Procesi i integrimit evropian në substancë matet me marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ne po e shohim që raporti po vazhdon vit pas viti ta vazhdoj gjuhën e njëjtë. Që sistemi i drejtësisë është i ndikuar prej politikës, që nuk ka luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe kjo nënkupton që nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka me pas vende të reja të punës , pa punësim dhe drejtësi është vështir me u bind zyrtarëve në Bruksel që këtyre me iu mundësu lëvizja e lirë. Vit pas viti nuk është kaluar 50 për qindëshi i planit për zbatim të MSA-së. Qytetarët më 6 tetor kanë votuar për një qeveri dhe kryeministër tjetër. Kjo qeveri rrinë në këmbë me vetëm një qëllim të një pazari të cilën e ka bërë Isa Mustafa dhe presidenti Thaçi për me bo një qeveri për dialog dhe jo për halle dhe brenga të qytetarëve”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori