LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohet përfshirja e grave në dialogun Kosovë-Serbi dhe proceset e vendimmarrjes

​Kërkohet përfshirja e grave në dialogun Kosovë-Serbi dhe proceset e vendimmarrjes

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gratë duhet të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi dhe të ketë konsultime vazhdimisht si në nivelin politik ashtu edhe në mes të qytetarëve.

Osmani në fjalimin e saj në konferencën e organizuar nga KFOR në Kosovë, për 20 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka përmendur edhe personat e zhdukur dhe rëndësinë e ndëshkimit të dhunës seksuale dhe krimeve të tjera gjatë luftës në Kosovë.

Drejtuesja e institucionit ligjvënës në Kosovë ka thënë se integrimi i grave në proceset e paqes mund të arrihet kur të garantohet barazi në të gjitha fushat.


“Angazhimi dhe përparimi janë vërejtur që nga miratimi i Rezolutës 1325 gjithashtu edhe në rolin e drejtuesve politik. Por është e qartë se ka vonesa në këtë drejtim në disa nga proceset më të rëndësishme në vend, siç është dialogu Kosovë-Serbi, në përputhje me këtë rezolutë, gratë duhet të përfshihen drejtpërdrejt në dialog si dhe të konsultohen vazhdimisht, dhe kjo duhet të bëhet si në nivelin politik ashtu edhe mes qytetarëve. Duke folur për dialogun, për të gjitha gratë në Kosovë, një temë e rëndësishme është sqarimi i fatit të personave të zhdukur dhe përfundimi i praktikës së mosndëshkimit për dhunën seksuale dhe krimet e tjera që janë kryer gjatë luftës, dhe është pikërisht ajo që parashikohet në rezolutën 1325. Është mjaft e qartë se ka ende shumë punë për të bërë, por duke promovuar dhe mbrojtur barazinë dhe drejtësinë paqja është e mundur”, ka thënë Osmani.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Michele Risi ka thënë se Rezoluta 1325 është mjet që e përdorin për të zbatuar më mirë mandatin e KFOR-it.

“Unë besoj se janë tri arsye që tani mund t’ju shpjegoj pse 1325 është çelësi kryesor për mandatin tonë. Së pari, 1325 plotëson mandatin e misionit, i cili për ne është 1999/1244. Ne kontribuam për një mjedis të sigurt dhe të qetë, dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe ky është një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por ajo që ne duhet të prezantojmë dhe kuptojmë tani, është se kjo arritje duhet të bëhet pavarësisht nga përkatësia etnike dhe besimet fetare, por 1325 po ashtu thotë se ne duhet ta bëjmë atë pavarësisht nga grupet e ndryshme të shoqërisë që i përkasin njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë, e natyrisht po u referohem burrave, grave, djemve dhe vajzave”, ka thënë komandanti i KFOR-it në Kosovë.

Tutje, komandanti i KFOR-it ka theksuar se Rezoluta 1325 mundëson gjithëpërfshirje dhe integrim pavarësisht përkatësisë etnike.

E sipas ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ende shumë sfida në Kosovë sa i përket fuqizimit të plotë të grave.

Derisa ka përmendur disa raste kur gratë kanë arritur të jenë në krye të institucioneve dhe përfaqësimin e grave në Kuvendin e Kosovës, Jahjaga ka thënë se fuqizimi i gruas nuk arrihet vetëm përmes numrave.

Ajo ka theksuar rëndësinë e grave në proceset e vendimmarrjes.
“Fatkeqësisht, barazia gjinore dhe fuqizimi i gruas nuk arrihen vetëm me ca numra, duhen bërë përpjekje më të mëdha për fuqizimin e plotë të gruas, në mënyrë që të krijojmë kushte për gratë që t’i ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre në përgjithësi. Nëse shikojmë proporcionalitetin në mes grave dhe burrave në Kosovë, është e pakuptimtë që të përjashtohen gratë nga procesi i vendimmarrjes dhe politikë-bërjes. Na duhen më shumë gra në proceset e vendimmarrjes dhe politikë-bërjes. Kemi shënuar progres të vogël, por jemi larg nga ku duhet të jemi”, ka thënë Jahjaga.

Për të shënuar 20 vjetorin Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, KFOR-i në Kosovë ka organizuar një video-konferencë për të folur rreth rëndësisë dhe zbatimit të saj./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori