Mbyllja e papritur e marsit, teksa Shqipëria dhe gjithë Europa po përpiqeshin të frenonin pandeminë e koronaviruesit i vuri gjithë bizneset në vështirësi.
Industria e tekstileve, eksportuesi më i madh në vend, u gjend përballë anulimit të porosive nga partnerët e huaj, kryesisht ata italianë.
Por, me ndryshimin e menjëhershëm të situatës, një shans u shfaq në horizont. Kërkesa për maska u rrit ndjeshëm nga të gjitha vendet. Mimoza Vojka, administratore e SAM, kompanisë së prodhimit të veshjeve sportive, pohoi se pas fillimit të karantinës, me porositë që u lanë pezull nga kompanitë partnere, ajo filloi të mendonte se si jo vetëm ta tejkalonte krizën, por dhe të kapte momentin dhe ta kthente atë në një mundësi.
“Brenda javës filluam të prodhonim maska për përdorim të brendshëm”, pohoi ajo. Vojka shton se për pesë javë (prill-maj) SAM realizoi prodhimin e 1.1 milionë maskave nga Franca, Belgjika, Holanda, Anglia, me çmime të kënaqshme, duke bashkëpunuar edhe me 7 sipërmarrje të tjera në vend. Porositë ishin deri për 3 milionë maska, por një sasi e tillë ishte përtej kapacitetit të kompanisë.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se gjatë 7 muajve të parë të vitit, shtetet e Bashkimit Europian kanë importuar nga Shqipëria rreth 5.7 milionë euro maska, nga vetëm 316 mijë euro që kishte qenë ky import për gjithë vitin 2019. Siç shihet nga grafiku, rritja ishte e fortë në prill, maj, duke kulmuar në qershor, ndërsa në korrik shihet një rënie e tyre. Shtetet kryesore që kanë importuar maska nga Shqipëria janë Italia (2.8 mln euro), Greqia (1 mln euro), Franca (900 mijë euro), Gjermania (976 mijë euro) dhe Belgjika (278 mijë euro), sipas Eurostat.
Por, të dhënat për gjithë rajonin tregojnë se bizneset shqiptare nuk arritën ta shfrytëzonin menjëherë këtë mundësi, ndonëse industria tekstile është shumë e përhapur në vend dhe zë një peshë të konsiderueshme të eksporteve, me rreth 20% të totalit, sipas të dhënave të INSTAT.
Në 7 muajt e 2020, eksportet totale të tekstileve shqiptare ishin rreth 250 milionë euro, dhe maskat zinin më pak se 3% të tyre. Nga shtetet e rajonit, Maqedonia ka arritur që të shfrytëzojë më shumë nga të gjithë kërkesën e vendeve të BE-së. Importet e vendeve të BE-së të maskave të prodhuara në Maqedoni arritën në gati 17 milionë euro për periudhën janar korrik 2020, nga 180 mijë euro në gjithë vitin 2019. Më pas renditet Serbia me 13.4 milionë euro dhe Bosnja me 11.2 milionë euro. Shqipëria është e katërta në “garën e Ballkanit Perëndimor ” për të furnizuar BE-në me maska (shih grafikun).
Eurostat njoftoi se vendet e Bashkimit Europian importuan rreth 14 miliardë euro maska gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti. Shteti kryesor nga erdhën maskat ishte Kina, me 93.2% të totalit, e ndjekur nga Vietnami me 2%, Hong Kongu me 1%. Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Tunizia, me 0.75 secila dhe shtetet e tjera me 2.5%./Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje