LAJMI I FUNDIT:

Instagram feston 10 vjetorin e themelimit – një përmbledhje e rrugëtimit të aplikacionit të famshëm me më shumë se një miliard përdorues

Instagram feston 10 vjetorin e themelimit – një përmbledhje e rrugëtimit të aplikacionit të famshëm me më shumë se një miliard përdorues
This picture taken on September 28, 2020 shows the logo of the social network Instagram on a smartphone, in Toulouse, southwestern France. - The Instagram group will, in early October 2020, celebrate its ten-year anniversary. (Photo by Lionel BONAVENTURE / AFP) (Photo by LIONEL BONAVENTURE/AFP via Getty Images)

Kur Instagram u lansua për herë të parë 10 vite më parë, nuk ishte një rrjet social që ngjante shumë me Facebook. Aplikacioni, i cili filloi si një rrjet social për check-in ngjashëm si Foursquare, kishte një qëllim të thjeshtë: ta bënte të lehtë shpërndarjen e fotografive (dhe t’i bënte ato foto më të bukura gjatë procesit), shkruan Engadget.

Është e lehtë të mos të na kujtohet tani, por ky ishte një koncept relativisht i ri në vitin 2010. iPhone ishte vetëm tre vjeçar, dhe shumica e telefonave inteligjentë kishin fotografi të dobëta, me rezolucion të ulët. Ndërsa aplikacionet si Camera + dhe Hipstamatic u popullarizuan nga filterat e fotografive, ato nuk kishin shumë veçori sociale. Ndërkohë, Facebook ishte ende larg për tu konsideruar si një aplikacion i mirë për telefona të mençur, e aq më pak një opsion që i jepte përparësi ndarjes së fotove.

Pastaj erdhi Instagrami, i cili i bëri fotot e mërzitshme të duken interesante, të bukura dhe të lehta për t’u ndarë me miqtë. Falë një buje të hershme dhe një themeluesi të lidhur mirë me industrinë, Instagram u shndërrua në një sukses brenda një dite. Ai grumbulloi 100,000 përdorues në javën që në javën e parë dhe miliona të tjerë pasuan shpejt.


Sot Instagram mund të jetë thjesht pjesa më e rëndësishme e familjes së Facebook. Aplikacioni ka më shumë se një miliard përdorues dhe thuhet se bëri më shumë se 20 miliard dollarë të ardhura nga reklamat vitin e kaluar.

Instagram sot është më i popullarizuar tek përdoruesit e rinj se sa vet Facebook, dhe ka qenë thelbësore në strategjinë e kompanisë kundër rivalëve si Snapchat dhe TikTok. Por ndërsa Instagram filloi të bëhej gjithnjë e më i madh, ndikimi i Facebook u bë më i fuqishëm. Përplasjet me Zuckerberg, i cili thuhet se ishte xheloz për suksesin e Instagram, dëbuan themeluesit e Instagram në 2018.

Përkundër zhvillimit të hovshëm dhe lansimit të shumë karakteristikave të reja sikurse Reels së fundmi, apo Shops që po promovohen dhe zgjerohen në shumë tregje, Instagram është rritur shumë por edhe dallimi i saj me kompaninë amë, Facebook po bëhet gjithnjë e më i padukshëm.