LAJMI I FUNDIT:

​Abrashi e Aliu përplasen verbalisht në mbledhjen e komisionit

​Abrashi e Aliu përplasen verbalisht në mbledhjen e komisionit

Raportimi i ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi në Komisionin për Bujqësi rreth marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, është përcjell me përplasje verbale të shumta.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka treguar projektet që janë diskutuar në takimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Dy projektet e para që janë dorëzuar ka qenë ndërtimi i autostradës Besi deri në Merdare. Ky projekt është i gatshëm për implementim. Ky ka qenë projekti i parë, i cili është paraqitur, se është në frymën e letrës së qëllimit të mirë. Projekti i dytë ka të bëjë më ndërtimin e hekurudhës nga Prishtina deri në Merdare, dhe ka një gjatësi 45 km. Gjatë diskutimit dhe duke i pa mundësitë financiare, ne kemi shtyrë edhe projekte të tjera. Për projektin e autostradës, shteti i Kosovës përmes projekteve të financuara është duke finalizuar linjën hekurudhore nga jugu në veri, derisa pala amerikane ka marrë përsipër rehabilitimin e linjës hekurudhore nga perëndimi në lindje”, tha ai.


Kryetari i komisionit Liburn Aliu ka pyetur ministrin se a do të vazhdojë hekurudha përtej Mitrovicës, Han i Elezit-Leshak. Në përgjigje e tij, ministri Abrashi tha se ky projekt do të vazhdojë, derisa përmendi se nuk është i kënaqur me punimet që janë bërë.

Përplasje mes Abrashit e Aliut ka pasur edhe sa i përket një harte që deputeti Aliu e ka prezantuar në komision që sipas tij është e Serbisë. Këtë e ka mohuar deputeti Aliu duke thënë se në hartë shkruan Republika e Kosovës.

Ministri Abrashi është akuzuar se në takimin me palën serbe në Uashington ka shkuar i papërgatitur, por që këtë ai e ka mohuar duke thënë se ka komunikuar me zyrtarët amerikanë për të gjitha projektet./KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori