LAJMI I FUNDIT:

Selimi takohet me ambasadoren e Francës, i thotë se Kosova meriton liberalizimin e vizave

Selimi takohet me ambasadoren e Francës, i thotë se Kosova meriton liberalizimin e vizave

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel me të cilën ka diskutuar për çështje të cilat lidhen me reformën në drejtësi.

Selimi e ka njoftuar ambasadoren Butel për disa procese prioritare të Ministrisë së Drejtësisë siç është Rishikimi Funksional i Sundimit të Ligjit, ecurinë e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, procesin e hartimit të raportit nga Grupi Punues për llogaridhënie duke përfshirë edhe Vettingun si dhe legjislacionin lidhur me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit.

Në kuadër të takimit, në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, ministri Selimi dhe ambasadorja Butel, kanë diskutuar për mundësinë e zhvillimit të një vizite të Agjencisë Kundër Korrupsion në Francë, vazhdimin e programit të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë në Shkollën Kombëtare të Magjistraturës për Gjyqësor në shtetin francez. Me këtë rast  Selimi ka kërkuar ndihmën e Francës për profesionet e lira, si dhe lidhjen e odave kosovare dhe franceze, gjë që sipas tij do të ndihmonte për të mësuar nga përvojat dhe praktikat e avancuara të Francës në këtë fushë.


Ministri Selimi përmes ambasadores franceze në Prishtinë, ka bërë ftesë që Ministri i Drejtësisë së Francës dhe një grup i ekspertëve të fushës së drejtësisë, të vizitojnë Kosovën, me qëllim që të njihen nga afër me progresin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, por edhe për sfidat të cilat do të mund të adresoheshin së bashku.

“Ne jemi të bindur se e meritojmë liberalizimin e vizave, jo vetëm për shkak të përmbushjes së të gjitha kritereve, por edhe sepse Kosova është e pakompromis në konsolidimin e sistemit të saj të drejtësisë”, ka thënë Selimi.

Ministri Selimi dhe Ambasadorja Butel duke e vlerësuar si shumë të mirë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e drejtësisë, kanë shprehur vullnetin për të vazhduar negociatat për marrëveshjen për ekstradim dhe bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Ministri Selimi falënderoi ambasadoren Butel për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Franca në fushën e drejtësisë, ndërsa ambasadorja znj. Butel falënderoi ministrin Selimi duke thënë se Franca do të vazhdojë të mbështes Kosovë edhe më tutje në fushën e sundimit të ligjit dhe proceset që ndërlidhen me reformën në drejtësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori