Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar përvjetorin e protestave masive për Kosovën Republikë, të 6 tetorit të vitit 1968.
Veseli ka thënë se 6 tetori i vitit 1968 është një ndër datat më të lavdishme të historisë së popullit tonë duke shënuar një pikë kthese vendimtare.
Ai ka shtuar se këto demonstrata bënë jehonë të madhe brenda e jashtë vendit, duke rikthyer kauzën tonë kombëtare në qendër të vëmendje, si dhe duke tronditur rëndë themelet e regjimit komunist jugosllav për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.
Postimi i plotë:
6 Tetori i vitit 1968 është një ndër datat më të lavdishme të historisë së popullit tonë duke shënuar një pikë kthese vendimtare me demonstratën e parë masive që nisi në Prizren.
Ajo u pasua nga demonstratat e tjera të shqiptarëve anembanë ish-Jugosllavisë të cilat ngritën zërin për Republikë, për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar dhe për universitet.
Këto demonstrata bënë jehonë të madhe brenda e jashtë vendit duke rikthyer kauzën tonë kombëtare në qendër të vëmendjes si dhe duke tronditur rëndë themelet e regjimit komunist jugosllav për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.
Ne sot kujtojmë me nderim atë kryengritje të popullit tonë, që ndonëse u shtyp brutalisht, gjithësesi pati ndikim të madh sepse detyroi Beogradin që në shkurt 1969 të miratonte Ligjin Kushtetues për Krahinën Autonome të Kosovës si dhe në nëntor ligjin për themelimin e Universitetit të Prishtinës.
Protestat e atij viti dëshmuan se të drejtat realizohen vetëm duke ngritur krye.
Po ashtu treguan se dëshira e popullit tonë për liri nuk është shuar asnjëherë dhe se përpjekjet tona për të drejtat kombëtare kanë qenë të parreshtura deri sa kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj