Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot një delegacion të Institutit “Robert Koch” – misioni i përbashkët i ekspertëve mjekësorë nga Gjermania.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për një sërë temash, si: trajnimi i stafit mjekësor në disa spitale për trajtim emergjent të pacientëve, vlerësimi i punës së profesionistëve shëndetësorë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve, këshillë-dhënien në fushën e komunikimit me publikun në pandemi, si dhe në mbështetjen me ekspertizë profesionale të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP),- validimi i testeve molekulare, krejt këto në funksion të përballjes me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Po ashtu, u diskutua edhe për raportin përmbledhës që ekspertët shëndetësorë pritet ta dorëzojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në të cilin do të përshkruhen të gjeturat dhe do të listohen rekomandimet.
Me këtë rast, kryeministri Hoti potencoi masat që ka ndërmarrë Qeveria në luftën kundër pandemisë COVID-19, bashkë me planin për rimëkëmbje ekonomike, i cili është në harmoni me situatën e krijuar, nevojat e qytetarëve dhe biznesit në vend.
“Angazhimi dhe mbështetja e Qeverisë në luftën kundër pandemisë ka qenë dhe mbetet prioritet, ndërsa ndihma juaj e vazhdueshme pa dyshim që është shumë e rëndësishme për tejkalimin e kësaj situate”, theksoi kryeministri Hoti.
Gjatë takimit u bë e ditur se Instituti gjerman “Robert Koch”, ka certifikuar testimet për COVID-19, të IKSHP-së, të cilat do të njihen dhe pranohen edhe nga shteti gjerman.
Ndërsa, të pranishmit e falënderuan kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe e vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm, duke spikatur faktin se ata do të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“S’ka vija të kuqe”? Këta janë skenarët për formimin e qeverisë së re

Ankesat në PZAP, Cakolli: LVV ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për herë të parë bëhet stentimi i arterieve karotide, pamje nga intervenimi

Ankesat e LVV-së në PZAP, Lushaku: Mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve

"Marshojmë s'festojmë", pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë