Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për herë të parë bëhet stentimi i arterieve karotide, pamje nga intervenimi

(E plotësuar) Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë të shtunën është bërë stentimi i arterieve karotide.
Kjo arritje është bërë e mundshme falë bashkëpunimit që ka Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e QKUK me Dr. Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka treguar sesi është realizuar ky intervenim, dhe këtë trajtim mjekësor e ka quajtur një ditë historike për qytetarët e Kosovë, pasi që sipas tij po fillon një ditë e re e këtij procesi që deri më tani nuk ka qenë në vendin tonë.
“Sot, është një ditë historike për shtetin e Kosovës, sepse po fillon një epokë e re e trajtimit që deri më tash nuk ka qenë në Kosovë. Sot, kemi pasur tre pacientë, të tre janë të gjinisë mashkullore, janë të moshës mbi 70-vjeçare. Pacienti i parë ishte pacientë i gjinisë mashkullore, 72 vjeçar, ka qenë me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit. Intervenimi ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë, sepse ka qenë patologjia e pacientit më e komplikuar se që kemi pritur, dhe kështu është realizuar me sukses”, tha ai.
Rudari ka treguar për pasojat e pacientit nëse nuk kish arritur të trajtohet sot në QKUK.
“Nëse pacienti nuk ish trajtuar, kish pësuar sulm ose edhe kish vdekur, po ashtu edhe kishte mundur me u paralizuar. Kjo është një preventivë e trajtimit të pacientit. Dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit, pacienti është mirë”, theksoi ai.
Sipas tij, nëse nuk do të ndërhynin pacienti mund të kishte sulm, të paralizohej ose edhe të vdiste.
Ndërsa, doktori Lulëzim Vokrri tha se ky intervenim do të jetë vetëm hapi i parë dhe i ardhshëm që do të zhvillohet kirurgjia vaskulare në QKUK.
“Mendoj se do të jetë hap i parë dhe hap i ardhshëm që të zhvillohet kirurgjia vaskulare në Kosovë”, theksoi Vokrri.
Doktori Luan Jaha në këtë konferencë për media theksoi se pritet që së shpejti të fillohet me procedura të tjera të trajtimit në arteriet, si në arteriet e ekstremiteteve, në aortë.
“Është një ditë e rëndësishme për Kirurgjinë Vaskulare në Kosovë, sepse po e çojmë një kapitull të ri për mjekimin e sëmundjeve vaskulare… Ne presim që së shpejti me filluar edhe me procedura të tjera në arterie të tjera të ekstremitetit, në aorta”, tha ai.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari më tej ka thënë se faktorët kryesor të kësaj sëmundje janë hipertensioni, diabeti, yndyrërat e rritura, moshat e shtyra, si dhe trashëgimia.
Ndryshe,projektin për këto intervenime të stentimit të arterieve karotide, e ka mbështetu Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë përmes Bankës Botërore./kp/Telegrafi/
Ai tutje tha se deri tani për realizimin e ndërhyrjeve të tilla kanë munguar pajisjet.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari tha ky ka qenë një projekt i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë që ia kanë mundësuar marrjen e pajisjeve.
Në këtë konferencë u tha se ky intervenim u bë i mundur falë bashkëpunimit që ka Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me doktor Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës në Greqi.
Por, pse bëhet ky intervenim?
Arteriet karotide janë dy arteriet kryesore që furnizojnë trurin me gjak dhe ndodhen në dy anët e qafës.
Ato mund preken arteroskleroza, e që është grumbullim i yndyrave në muret e arteries. Deri te kjo problematikë shëndetësore vjen për shkak të hipertensionit, nivelit të lartë të yndyrës në gjak, diabetit, etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Do kemi ndryshime të mëdha në parti dhe në Qeveri

Njësitet mjekësore të 4 ushtrive mbajnë stërvitje në Kampin Film City në Prishtinë

Privohet nga liria banori nga Resnja, drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Regjistrohen dy tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb Macut

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë - shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Ylli i Barcelonës bie nga autobusi gjatë festimeve në rrugët e qytetit

Protestuesit në Bazel djegin flamuj izraelitë dhe amerikanë gjatë demonstratës së paligjshme kundër Eurovisionit

Pesë numra fanellash që Dean Huijsen mund t’i marrë në konsideratë te Real Madridi