LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bashkëpunimi i sistemit prokurorial të Kosovës me EULEX-in

Vazhdon bashkëpunimi i sistemit prokurorial të Kosovës me EULEX-in

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Shefin e Njësisë se Monitorimit të EULEX-it, Hubert van Eck Koster dhe Shefen e Shtyllës për Monitorim, Johanna Valenius.

Në njoftimin  e bërë për media thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit të sistemit prokurorial të Kosovës dhe EULEX-it.

Kryesuesi Hyseni ka njoftuar përfaqësuesit e EULEX-it me aktivitetet që është duke i realizuar Këshilli Prokurorial i Kosovës, por edhe me ato që pritet të realizohen deri në fund të këtij viti.


“Në anën tjetër, përfaqësuesit e EULEX-it, kanë njoftuar kryesuesin Hyseni me aktivitetet që Shtylla e Monitorimit brenda këtij institucioni është duke i zhvilluar, ku me theks të veçantë kanë folur për aktivitetet e tyre në monitorimin sistematik dhe tematik të seancave gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Në fund të këtij takimi, të dyja palët kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdim të komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të sistemit prokurorial të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori