Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një fjalimi virtual në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka thënë se i mbështesin përpjekjet për të normalizuar raportet e Kosovë dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evropian të të gjithë rajonit.
Derisa ka theksuar se Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces.
“Këtu në Kosovë ne po i mbështesim përpjekjet për të normalizuar raportet e saj dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evropian të të gjithë rajonit. Për ta liruar potencialin e të gjithë qytetarëve në rajon dhe më gjerë. Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces, në vitin 2019 BE-ja dhe shtetet e saj anëtare si tërësi kanë investuar më shumë se 194 milionë euro më shumë se të gjithë donatorët e tjerë së bashku. Ndërkaq këtë vit, duke qenë të ballafaquar me pandeminë COVID, ne shumë shpejtë ndamë 171 milionë euro shtesë, për të adresuar nevojat imediate në shëndetësi dhe në rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.
Rohde, ka theksuar se zgjerimi i BE-së dhe procesi i bashkimit të BE-së duhet të vazhdojë, për çka thotë se duhet shumë punë për ta kthyer këtë “ëndërr” në realitet. Derisa ka shtuar se hapat drejt integrimit kanë nevojë për përkushtim të përditshëm.
“Me Gjermanin që tani e mban Presidencën e Këshillit të BE-së, ne po e mbajmë rajonin në agjendë. Zgjerimi i BE-së dhe procesi i bashkimit të BE-së duhet të vazhdojë, megjithatë është e qartë se nevojitet shumë punë e vështirë, për ta kthyer këtë ëndërr në realitet. Hapat në këtë rrugë drejt integrimit kanë nevojë për përkushtim të përditshëm; zbatimi i sundimit të ligjit, luftimi i padënueshëm dhe korrupsionit, përmirësimi i qeverisjes për të mundësuar zhvillimin ekonomik, standard më të mira të jetesës dhe ndjekja e një vizioni të qartë për atë se ku do ta çojë perspektiva evropiane Kosovën dhe tërë rajonin”, ka thënë ai.
Ambasadori Rohde, ka bërë të ditur se do ta përqendrojnë të gjithë angazhimin e tyre në një vizion kolektiv për rajonin.
“Le ta përqendrojmë të gjithë angazhimin tonë në një vizion kolektiv për këtë rajon. Pas tri dekadash të jetesës në një Gjermani të bashkuar, një gjeneratë e tërë është rritur pa kujtime për Murin e Berlinit, apo kufirin e brendshëm gjerman. Le ta festojmë këtë Ditë të Bashkimit të Gjermanisë si një ditë që simbolizon gjithë këtë, që përkushtimi kolektiv për një vizion të përbashkët të demokracisë, solidaritetit, bashkësisë, diversitetit dhe lirisë, do të qojnë në një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka theksuar Rohde./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale