LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëspresidenti amerikan rezulton negativ në testin e coronavirusit

Zëvendëspresidenti amerikan rezulton negativ në testin e coronavirusit

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, dhe gruaja e tij, kanë rezultuar negativ për coronavirus, tha zëdhënësi i tij të premten, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

“Këtë mëngjes, zëvendëspresidenti Pence dhe Zonja e Dytë rezultuan negativ për Covid-19. Zëvendëspresidenti Pence është me shëndet të mirë dhe u uron çiftin Trump shërim”, tha zëdhënësi, Devin O’Malley, në Twitter.

Presidenti Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence do të punojnë nga rezidenca të ndara, i tha të premten agjencisë Reuters, një zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, mjeku i presidentit Trump, Sean Conley, tha se presidenti dhe Zonja e Parë janë “mirë aktualisht” dhe se “ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi, brenda Shtëpisë së Bardhë, gjatë rimëkëmbjes së tyre”.

“Pres që presidenti të vazhdojë t’i kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në të ardhmen,” tha Conley.

Është e paqartë se çfarë simptomash kanë  presidenti dhe gruaja e tij.

Disa orë më herët, Trump tha se do të nisë “procesin e karantinës”, pasi një ndihmëse e afërt e tij rezultoi pozitive në testin për coronavirus.

Hope Hicks, këshilltare e presidentit, u diagnostikua më 1 tetor, pas disa udhëtimeve me presidentin këtë javë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat

Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat

Evropa
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën

Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën

Azia
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Amerika
Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Azia
Kalo në kategori