LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.


Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/