LAJMI I FUNDIT:

Politikani nga Serbia: Specialja ta kontrollojë pesë herë dokumentacionin që ua dërgon Serbia

Politikani nga Serbia: Specialja ta kontrollojë pesë herë dokumentacionin që ua dërgon Serbia

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë,  Nikolla Sanduloviq në një bisedë për “Debat Plus” në RTV Dukagjinin ka thënë se Gjykata Speciale duhet të filtrojë mirë dokumentet e pranuara nga Serbia kundër shqiptarëve.

“Mendoj se duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur të dorëzohet dokumentacioni nga Beogradi dhe të kontrollohet pesë herë. Do t’i lusja përfaqësuesit e gjykatës ndërkombëtare, organeve ndërkombëtare hetuese, që të verifikojnë mirë çdo dokument nga Serbia që do të jetë akuzues për palën tjetër, për palën kosovare”, tha Sanduloviq, përcjell Telegrafi.

Sanduloviq thotë se derisa nuk është kursyer as vet ai si serb, ndaj shqiptarëve sipas tij do të thuhen shumë gjëra të ndyra.


“Konsideroj se sigurisht se do të ketë ndyrësi, meqë nëse nisemi nga fakti se ata janë ta gatshëm t’iu m ‘veshin bashkatdhetarëve të vet vepra penale që nuk i kanë kryer, siç ishte rasti me mua, atëherë çfarë mund të prisni ju shqiptarët”.

Politikani i Serbisë thotë se në këtë vend po mundohen të mbulohen krimet e tmerrshme që janë kryer në Kosovë nga Serbia.

“Duke ju akuzuar juve, ata në fakt do të duan të mbulojnë shumë krime të veta dhe gjëra të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë”, tha ndër të tjera Nikolla Sanduloviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori