LAJMI I FUNDIT:

​Iran, çdo 23 sekonda regjistrohet nga një rast i ri me COVID-19

​Iran, çdo 23 sekonda regjistrohet nga një rast i ri me COVID-19

Në 24 orët e kaluara, Irani ka regjistruar 3.825 infeksione të reja ose një rast të ri çdo 23 sekonda, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Në të njëjtën periudhë, Irani regjistroi 211 vdekje të lidhura me coronavirus, që do të thotë se një person vdes çdo shtatë minuta.

Për shkak të rritjes së shpejtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 26,380 viktima, me më shumë se 460,000 të infektuar.


Ekspertët e shëndetësisë kanë bërë thirrje për karantinë të menjëhershme në vend për të kufizuar përhapjen e infeksionit, të cilit presidenti Hassan Rouhani i kundërvihet për shkak të krizës ekonomike të vendit.