LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë

Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë
Nicki Minaj (Foto: Getty Images/Guliver)

Nicki Minaj ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Kenneth Petty (42 vjeçar).

Këngëtarja e “Anaconda” ka lindur të mërkurën në Los Angeles, sipas një raportimi nga TMZ.


Tabloidi nuk ka treguar më shumë për gjininë e foshnjës dhe emrin.

Nicki Minaj (Foto: Instagram)

37 vjeçarja ndërkohë në korrik zbuloi se po pret të bëhet nënë, ndërsa ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjetet sociale.

Për të lajmëruar shtatzëninë, Minaj publikoi disa imazhe të vetes me partnerin e saj në Instagram, saktësisht më 20 korrik.

Lajmet për një shtatzëni të mundshme të reperes qarkulluan që pas martesës së tyre në 2019.

Nicki Minaj (Foto: Instagram)

Para martesës së tyre, Nicki tronditi fansat duke njoftuar se po tërhiqej nga muzika për të krijuar një familje.

“Unë kam vendosur të dalë në pension dhe të kem familjen time. E di që ju jeni të lumtur tani. Për fansat e mi, vazhdoni të më përsërisni, bëjeni atë deri në vdekjen time, ju dua përjetë”, shkroi ajo në shtator të vitit 2019.

Ajo më vonë u tërhoq pas deklaratës së saj ndërsa iu përgjigj një fansi në Twitter.

“Jam akoma këtu. Ende e dashuruar marrëzisht me ju dhe ju e dini këtë. Unë ju kërkoj falje për veprimin”. /Telegrafi/

Nicki Minaj dhe partneri i saj (Foto: GC)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori