LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, 660 nxënës për herë të parë në bankat shkollore

Gostivar, 660 nxënës për herë të parë në bankat shkollore

Në fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21 në bankat shkollore në dhjetë shkollat fillore dhe njësitë e tyre rajonale në Komunën e Gostivarit erdhën 660 nxënës të klasës së parë. Para dhe brenda objekteve u zbatuan masat e rekomanduara dhe protokollet për mbrojtje nga Kovid-19.

Drejtoritë shkollore siguruan rrjedhë të sigurt të vitit shkollor i cili filloi në kushte të pandemisë për nxënësit e klasë së parë deri në të tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të vetëqeverisjes lokale, fillim të vitit shkollor me prani fizike ka vetëm në SHF “Gjon Buzuku”, në fshatin Sërbinovë, e cila ka katër shkolla rajonale. Këto institucione arsimore kanë marrë leje për mësim me prani fizike. Në shkollat tjera fillore dhe të mesme, mësimi do të zhvillohet nëpërmjet internetit.


Në Komunën e Gostivarit në dhjetë shkollat fillore dhe katër shkollat e mesmet janë regjistruar 8.635 nxënës të cilët janë shpërndarë në gjithsej 610 paralele. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.

Në orën e parë për nxënësit e klasave të para në SHF “Bashkimi” mori pjesë edhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari i cili nxënësve të klasave të para u dëshiroi sukses në shkollim. Ai me bashkëpunëtorët e tij i vizitoi edhe disa shkolla të tjera për t’i parë edhe investimet e realizuara dhe çfarë janë kushtet. Në shkollën e mesme teknike e përuroi edhe sallën sportive të rinovuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori