ATK nis komunikimin e drejtpërdrejt me bizneset pas ankesave të vazhdueshme rreth situatës së krijuar nga pandemia
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, si dhe më kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka nisur komunikimin e drejtpërdrejtë me biznese, pasi këto të fundit kanë pasur ankesa të vazhdueshme rreth situatës së krijuar nga pandemia.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.
“Sipas llogaritjeve nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, nga 18 marsi deri me tani kemi rënie prej 18% të qarkullimit të bizneseve apo shprehur në shifra mbi 1 miliard euro. Duke pas parasysh ankesat e vazhdueshme të bizneseve rreth situatës së krijuar nga pandemia, e cila është duke ju pamundësuar kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, si dhe më kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka nisur komunikimin e drejtpërdrejtë me biznese”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Gjatë ditës së sotme janë vizituar tri biznese: “Prishtina Mall”, “Ciao Berto” , si dhe Lesna, me të cilët u diskutua për problemet të cilat tash e sa muaj janë duke e rënduar funksionimin e tyre, si rezultat i efekteve që është duke vazhduar t’i jep pandemia.
“Në këtë drejtim, drejtori Murtezaj tha së ATK do të mundohet që brenda kornizave ligjore të ofrojnë mbështetje, në mënyrë që ky recesion ekonomik i krijuar të tejkalohet dhe bizneset t’i ri-kthehen normalitetit të tyre, pasi që qëndrueshmëria e tyre ekonomike është vitale për buxhetin e Republikës së Kosovës. Ai tutje tha se, si institucion kemi nis këtë plan komunikimi me qëllim që të krijohet relacion tjetër me bizneset, duke prekur në problemet dhe vështirësitë që ata i kanë në implementim të Legjislacionit Tatimor, si dhe duke ngritur partneritet në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në komunikatë.
“Ndërkaq, Rukiqi tha se jemi këtu për ta ofruar përkrahjen tonë por në njëjtën kohë për të shikuar mundësi për lehtësira sidomos tani kur shumica e kompanive po ballafaqohen me krizë jashtëzakonisht të lartë nga pandemia. Ne jemi duke punuar që të gjejmë forma të përkrahjes së drejtpërdrejtë financiare dhe është me rëndësi që të implementohet faza e fundit, që ka të bëjë me përkrahje të drejtpërdrejtë për kompanitë me pjesën e pagave”, thuhet në komunikatën për medie.
E nga ana tjetër, sipas kësaj komunikate bizneset e vizituara sot u shprehen se këto vizita japin një shpresë që institucionet janë duke e bashkëndjejnë me gjendjen e tyre të rënduar ekonomike, duke theksuar se ndihma më e madhe që mund të vij nga ATK-ja ka të bëjë me atë se çfarë mund të bëjmë të ndihmohemi në rrjedhën e keshit, në mënyrë që biznesi të jetë në gjendje të përforcohet dhe t’i mbaj punëtorët deri në rikthimin në normalitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City