21 vjet pas luftës së vitit 1999 në Kosovë, drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ende nuk ka arritur të japin një përgjigje për krimet e luftës, ndërsa Gjykata Speciale po kritikohet për gjykim selektiv.
Në Kosovë dhe Serbi, gjatë këtyre 21 viteve te fundit, ka munguar vullneti për te gjykuar kriminelet e luftës. Në këtë proces, edhe gjykatat ndërkombëtare nuk kanë arritur ti sjellin para drejtësisë kriminelet e luftës.
Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tregon se gjatë këtyre 21 viteve te fundit, ka më shumë shqiptarë sesa serb qe janë dënuar për krime lufte me aktgjykim të plotfuqishëm.
“Në Kosovë shumica dërmuese e të dënuarve për krime lufte janë shqiptar, ndërsa në Serbi ekziston një prokurori speciale për krimet e luftës, ku ka pasur gjykime për krimet e luftës në Kosovë ku janë dënuar 15 serbë. Ndërsa Tribunali i Hagës në pesë procese për krimet e luftës ka dënuar 6 serbë dhe 2 shqiptarë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Blakaj.
Ndërsa profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se në nenin e 6-të të ligjit për Gjykatën Speciale duhet të ishin bërë ndryshime, në mënyre qe të gjykoheshin edhe të dyshuarit serb për krime lufte, përcjell Telegrafi.
“Ne është dashur ta pranojmë një gjykatë të tillë, por kjo gjykatë është dashur të jetë kompetente për të gjykuar të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës”, deklaroi Ismet Salihu.
Gjatë luftës së fundit, në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë e 500 persona, dhe mbi 1.600 të tjerë ende janë të zhdukur./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos