LAJMI I FUNDIT:

Komisioni miraton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Komisioni miraton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Në Komisionin për Integrime Evropiane sot është bërë miratimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2020-2024.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka prezantuar Programin Kombëtar të Stabilizim-Asociimit, ku ai tha se ky program është në harmoni me programin qeverisës.

Ai tha se synojnë që gjatë këtij viti të arrijnë 80 për qind të zbatimit të MSA-së.


“Jemi të bindur që do të arrijmë që gjatë këtij viti ti realizojmë obligimet tona”, tha ai.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka kritikuar qeverinë për shuarjen e ministrisë së integrimeve evropiane.

“Unë kam kritikuar qasjen e qeverisë që nga ministria e integrimeve ta kthejë në një zyre. Jemi në muajin tetor dhe ne kemi 1 vit të kësaj qeverie dhe asaj paraprake dhe konsideroj që jemi vonë”, tha ajo.

Përplasje rreth asaj nëse Ministria e Integrimeve Evropiane do të jetë Zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrit apo sekretariat, pati mes deputetes së LVV Fitore Pacolli dhe zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Selmanaj tha se ka qenë vendim politik shuarja e ministrisë së Integrimeve Evropiane.

“Ka qenë vendim politik që ministria e integrimeve të shuhet dhe të jetë në kuadër të zyrës së kryeministrit. Do të jetë zyre në kuadër të kryeministrit të Kosovës. Nuk ka vlerësim më të lartë sesa vet kryeministri të merret me procesin e integrimit. Jemi në proces të finalizimit të kësaj zyre”, tha ai.

Deputetja Pacolli ka pyetur Zëvendëskryeministrin Selmanaj se a ka përplasje mes tij dhe Besnik Tahirit se cili do të udhëheqë me këtë zyre.

“Nëse për tre muaj nuk keni arritur të bëni një strukturë, atëherë jeni shumë mbrapa. Tre muaj ditë nuk është udhëheqës i zyrës. A ka garë mes teje dhe Besnik Tahirit që të udhëheqin këtë zyrë. Në Uashington nuk keni pasur çka me lyp se edhe ashtu keni qenë shumë”, tha ajo.

Deputetja Fitore Pacolli, ka kërkuar zotim nga ana e qeverisë së plani i MSA do të zbatohet.

“A mundesh me u zotu sa për qind ka me u zbatua”, tha ajo.

Selmanaj iu përgjigj duke i thënë se të gjitha programet do ti zbatojnë në përpikëri.

“Kjo qeveri jo vetëm këtë program, po krejt programin qeverisës do ta zbatojmë në përpikëri”, tha ai.

Komisionit ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë, Objektivi I, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori