LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Deçanit për arrestimet nga Specialja: Cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ndërhyrje në rendin kushtetues të Kosovës

Komuna e Deçanit për arrestimet nga Specialja: Cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ndërhyrje në rendin kushtetues të Kosovës

Komuna e Deçanit ka reaguar pas arrestimeve të fundit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Në një takim të mbajtur sot me përfaqësuesit e Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së si dhe me shoqatën e të Burgosurve Politik, u tha se aktet e fundit janë cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Komuna e Deçanit, me shqetësim të madh po i përcjell zhvillimet e fundit në Kosovë, ku po arrestohen luftëtaret e lirisë, të cilët terë jetën e tyre ia kanë kushtuar lirisë duke sakrifikua gjithçka për çlirimin e Kosovës nga pushtimi shekullor i Serbisë. Përkujtojmë më të drejtë se qëllimi i të gjithë luftëtarëve të Lirisë, ishte dhe është edhe sot çlirimi dhe ndërtimi i paqes dhe perspektivës në këtë vend.


Konsiderojmë se aktet e fundit të arrestimit nga gjykata speciale, janë cenim i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ,paqes si dhe ndërhyrje në rendin kushtetues të një shteti sovran për të cilin sakrifikuan shumë breza e sidomos luftëtaret e UÇK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Komuna e Deçanit dhe qytetarët e saj, janë në mbështetje të luftëtareve të Lirisë të arrestuar ditë më parë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë familjeve të tyre më mundësit për përkrahjen e tyre dhe të familjeve të tyre deri në përfundimin e këtij procesi të pa drejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori