Ligji për rimëkëmbjen ekonomike ka dështuar të miratohet disa herë në Kuvend. Ky ligj, është komentuar sidomos për faktin se parasheh që qytetarët të mund të tërheqin nga Trusti pensional një pjesë të kursimeve. Së fundmi PDK ka propozuar një zgjidhje alternative.
Propozimi i Qeverisë së Kosovës për t’ua mundësuar qytetareve tërheqjen deri në 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti, më në fund ka gjetur përkrahjen e një partie jashtë koalicionit qeverisës.
Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se do ta përkrahnin këtë projektligj, nëse qeveria e hedh në votim si pikë të veçantë, jashtë pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
Megjithatë, Faton Fetahu nga kjo parti tregon se kanë hequr dorë nga kërkesa për të rimbursim.
“Ne kemi kërkuar krijimin e një baze ligjore në mënyrë që qytetarët të mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga fondi i Trustit Pensional me një afat prej gjashtë muajsh e jo katër sa ka kërkuar qeveria”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Faton Fetahu.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi thotë se kjo është një temë e cila mund të diskutohet, përcjell Telegrafi.
“Është temë e diskutimit që ne nuk i kemi mbyllur dyert. Nëse kalon ligji në parim besoj se do të gjejmë kompromis të përbashkët”, deklaroi Agim Krasniqi.
Problem, sipas zëvendësministrit do të paraqiste nëse do të kërkohej rimbursimi i qytetareve.
“Dikush që mundet të ketë mundësi të tërheq 100 euro, rimbursimi do të ishte 100 euro. Ndërsa dikush tjetër do të kishte mundësi të tërhiqte 5,000 euro rimbursimi do të duhej t’i bëhej 5,000 nga kontributet e të gjithë neve”, deklaroi Agim Krasniqi.
Në këtë mënyrë, sipas Krasniqit, personat që do të kenë mundësi t’i tërheqin tash paratë nga Trusti, do të përfitonin përsëri kur do t’u rimbursoheshin mjetet.
Ky ligj, që është pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, ka dështuar të votohet pesë herë në Kuvend./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje